SHBA e pranishme në Gjirin Persik për shkak të kërcënimeve nga Irani

Bota
SHBA e pranishme në Gjirin Persik për shkak të

Transportuesi amerikan i avionëve USS Nimitz do të mbetet në Gjirin Persik, për shkak të “kërcënimeve të fundit” nga Irani, bëri të ditur Pentagoni.

Ushtruesi i detyrës së sekretarit të Mbrojtjes, Christopher Miller, tha se udhëheqësit iranianë "kanë kërcënuar presidentin e Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, dhe zyrtarë të tjerë të Qeverisë amerikane".

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Gazeta New York Times ka raportuar në fundjavë se Nimitz, i cili ka qenë duke patrulluar në ujërat e Gjirit që nga fundi i nëntorit, do të kthehet në SHBA.

Zyrtarë amerikanë, të cituar nga New York Times, kanë thënë se ky vendim vjen pas sinjaleve “shtensionuese” nga Irani, por Miller e bëri të qartë se anija do të mbetet në Gji.

“Nimitz do të mbetet në stacion, në zonën e operacioneve të Komandës Qendrore të SHBA-së. Askush nuk duhet të dyshojë në vendosmërinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, tha ai.

Deklarata erdhi në përvjetorin e parë të vrasjes së një gjenerali të lartë iranian dhe udhëheqësit të një milicie të fuqishme shiite irakiane nga Shtetet e Bashkuara.

Sulmi me dron pranë aeroportit të Bagdadit ka vrarë gjeneral-major Qasem Soleimanin, komandant i Forcës Elite Quds të Trupave të Gardës Revolucionare Islamike të Iranit, dhe Abu Mahdi al-Mohandesin, nënkryetar i milicisë Hashd al-Shaabi të Irakut, së bashku me disa milicë të tjerë aleatë të Iranit.

Autoritetet iraniane janë zotuar se do të hakmerren për vrasjet dhe zyrtarët amerikanë kanë paralajmëruar se Irani ose milicia irakiane mund të kryejë sulme hakmarrëse rreth përvjetorit.

ME TE LEXUARAT