Rama mbledh sot Kuvendin, seancë e jashtëzakonshme për votimin e ministrave të rinj

Politikë
Rama mbledh sot Kuvendin, seancë e jashtëzakonshme për votimin e

Ndryshimet e reja në qeveri, ku Olta Xhaçka u dekretua nga Presidenti Ilir Meta si ministre të Jashtme dhe Niko Peleshi në krye të Ministrisë së Mbrojtjes, sjellin mbajtjen e një seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit sot në orën 17:00.

Mbledhja është kërkuar nga kryeministri Edi Rama, i cili i ka dërguar një letër zyrtare kryetarit të Kuvendit, Gramoz Ruçi duke i kërkuar që të mbledhë ligjvënësit në një seancë të jashtëzakonshme, me qëllim shqyrtimin e dekreteve të shkarkimit dhe të emërimit të ministrave, brenda afatit të përcaktuar në pikën 2 të nenit 98 të Kushtetutës.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Kuvendi i Shqipërisë e nis sesionin e ri parlamentar më 18 janar, por emërimi i ministrave të rinj ka bërë që ajo të mblidhe 2 javë më parë në një seancë të jashtëzakonshme.

Presidenti Ilir Meta dekretoi mëngjesin e 31 dhjetorit Olta Xhaçkën dhe Niko Peleshin. Emërimi i Otla Xhaçkës në krye të Ministrisë së Jashtme u bë pas dorëheqjes së Gent Cakaj, ndërsa është vlerësuar edhe nga ambasadorja Yuri Kim duke e konsideruar si një aleate të shkëlqyer.

Në vend të Xhaçkës është emëruar Niko Peleshi, i cili është rikthyer sërish në qeveri në postin e Ministrit të Mbrojtjes.

Rendi i ditës:

– Hapja e sesionit të jashtëzakonshëm të legjislaturës së IX të Kuvendit të Shqipërisë.

1. Dekret i Presidentit të Republikës nr. 11.889, datë 31.12.2020 “Për shkarkim ministri”.

2. Dekret i Presidentit të Republikës nr. 11.890, datë 31.12.2020 “Për shkarkim ministri”.

3. Dekret i Presidentit të Republikës nr. 11.891, datë 31.12.2020 “Për emërim ministri”.

4. Dekret i Presidentit të Republikës nr. 11.892, datë 31.12.2020 “Për emërim ministri”.

ME TE LEXUARAT