Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Refuzohet kërkesa për ekstradimin në SHBA të Julian Assange

Gjykata britanike ka vendosur sot për mos ekstradimin e themeluesit të Wikileaks Julian Assange në Shtetet e Bashkuara, megjithatë autoritetet amerikane thanë se vendimi do të apelohet.

Gjykata britanike ka vendosur sot për mos ekstradimin e themeluesit të Wikileaks Julian Assange në Shtetet e Bashkuara, megjithatë autoritetet amerikane thanë se vendimi do të apelohet.

Gjykatësi bllokoi kërkesën për shkak të shqetësimeve në lidhje me shëndetin mendor të Assange dhe rrezikun e vetëvrasjes në SHBA.

Gjyqtarja Vanessa Baraitser vendosi që ndërsa prokurorët amerikanë mblidhnin provat autoritetet amerikane nuk ishin në gjendje ta parandalonin atë nëse do të vetëvritej.

“Përshtypja e përgjithshme është e një njeriu të dëshpëruar dhe që ka frikë për të ardhmen e tij.”

49-vjeçari është i akuzuar për publikimin e mijëra dokumenteve të klasifikuara si sekrete në 2010 dhe 2011. Nëse dënohet në SHBA, Assange përballet me një dënim të mundshëm deri në 175 vjet burg, kanë thënë avokatët e tij. Megjithatë qeveria e SHBA-së tha se dënimi kishte më shumë gjasa mundësi të ishte midis katër dhe gjashtë vjet.

Assange përballet me 18 akuza nga qeveria amerikane, për komplot, hakerim dhe publikim të të dhënave ushtarake amerikane për të marrë informacione sekrete të ndjeshme në lidhje me luftërat në Afganistan dhe Irak të cilat më pas u publikuan në faqen e Wikileaks.

SHBA pretendon se me publikimin e tyre ai theu ligjin dhe rrezikuan jetën e shumë personave. Assange ka luftuar ekstradimin dhe thotë se çështja është e motivuar politikisht.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet