Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

“Për 8 vite Rama shkatërroi ekonominë”, Basha: Ne do të sjellim shpresë për shqiptarët!

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka sulmuar kryeministrin Edi Rama, ndërsa akuzon këtë të fundit se për 8 vite me radhë shkatërroi ekonominë shqiptare.

Teksa ka publikuar një video në ‘Facebook’ ku përmenden premtimet e Ramës, lideri demokrat theksoi se shpenzimet për të jetuar dhe papunësia rriten çdo ditë. Mes të tjerash ai iu premtoi qytetarëve që PD do të sjellë shpresën për Shqipërinë dhe shqiptarët.

“Për 8 vjet Rama dështoi në çdo sektor dhe e shkatërroi ekonominë. Shpenzimet për të jetuar dhe papunësia rriten çdo ditë. Ne do të sjellim shpresë për Shqipërinë dhe shqiptarët!”, shkruan Basha.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet