Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Nusja rreh gjithë anëtarët e familjes në Korcë, përfundon në polici

Nje grua ka dhunuar anetaret e familjes ne Korce. Policia arrestoi sot nusen e shtëpisë H. A. 33-vjeçe në Korçë pasi akuzohet se ka rrahur gjithë shtëpinë.

Shtetasja nga Durrësi e martuar në Korçë pas një debati në familje në lagjen nr. 13, ka dhunuar ne menyre psikologjike dhe fizike ndaj vjehrrës M. A., 63 vjeçe, kunatit E. A., 37 vjeç si edhe ndaj vajzës së saj të mitur 4-vjeçare, ndërsa ka thyer orendi dhe sende të tjera shtëpiake.

Pas denoncimit, policia shkoi në vendin e ngjarjes duke e arrestuar nusen e shtëpisë, njofton policia e Korçës.

Materialet në ngarkim të saj i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprat penale “Dhuna në familje”, “Keqtrajtimi i të miturit” dhe “Shkatërrimi i pronës”.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet