Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Moti i keq, era e fortë rrëzon pemën në mes të rrugës në Berat

Moti i keq i orëve të fundit i shoqëruar me shi dhe erë të fortë ka rrëzuar në mes të rrugës automobilistike një pemë të lartë.

Bëhet me dije se ngjarja ka ndodhur në lagjen “30 Vjetori”, 500 metër larg Spitalit Rajonal Berat.

Ndër të tjera mësohet se rrëzimi i pemës në rrugën ka bllokuar rrugën për kalimin e automjeteve dhe të qytetarëve në një krah.

Fatmirësisht mësohet se nga rrëzimi i pemës nuk ka pasur në rrugë asnjë nga kalimtar dhe asnjë automjet.

Ndërkaq në vendngjarje kanë shkuar forca të shumta të Repartit Zjarrëfikës që po ndërhyjnë për të prerë pemën dhe për ta larguar atë nga rruga,duke mundësuar kështu vijimin e qarkullimit normal të mjeteve në këtë zonë.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet