Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Kroacia goditet sërish nga tërmet i fortë

Mëngjesin e sotëm, Petrinja e Kroacisë u godit edhe nga një tërmet, me fuqi prej 4.2 shkallësh të Rihterit.

Tërmeti u regjistrua në orën 07:49, konfirmoi Shërbimi Sizmologjik i Kroacisë.

Dridhjet u ndjenë në një zonë më të gjerë të vendit, përfshirë edhe Slloveninë.

Më 29 dhjetor, Kroacia është goditur nga një tërmet shkatërrues, me fuqi prej 6.3 shkallësh të Rihterit.

Edhe epiqendra e tij ka qenë pranë Petrinjës.

Shtatë persona kanë vdekur, dhjetëra janë plagosur dhe dëmet materiale janë të mëdha.

Ky tërmet është ndjerë në të gjithë rajonin.

Që atëherë, Kroacia regjistron çdo ditë tërmete më të vogla.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet