Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Keisi flet për marrëdhënien me babanë e Stresit, surprizon me fjalët e saj

Stresi dhe Keisi janë bërë shpesh kryefjalë e mediave rozë, për shkak të raportit të tyre.

Megjithatë, ata kanë treguar se dashuria e tyre është më e madhe se gjithçka dhe kanë ecur përpara së bashku. Por lidhja e tyre në distancë nuk ka qenë aspak e lehtë.

Lidhur me këtë ka folur vetë partnerja e reperit përmes një bashkëbisedimi me ndjekësit në rrjete sociale.

“Është shumë e vështirë. Duhet të jesh 100 herë më i kujdesshëm, i sinqertë, ekspresiv etj, sepse kur nuk mund të shihesh është shumë herë më e lehtë të keqkuptohesh.

Mendoj se mund të mësosh vërtetë nëse njeri është plotësisht për ty… Nëse je vërtetë i dashuruar nuk ka rëndësi se ku jeton ky person, ti do të numërosh ditët se kur do ta shikosh sërish dhe asgjë tjetër nuk ka rëndësi”, shkroi ajo.

Më tej, ajo ka shuar kuriozitetin e ndjekësve dhe ka folur dhe për raportin që ka me babanë e reperit, Sali Lushën.

“Është një ndër njerëzit e mi të preferuar në këtë botë. E dua shumë dhe e konsideroj familje.

Është njeri i zgjuar, flet pak dhe saktë, por çdo fjalë e tij peshon shumë tek unë”, ka shkruar Keisi.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet