Parid Turdiu, djali i Qazim Turdiut, pinjolli i një prej familjeve më të vjetra Tiranase që tashmë jeton në SHBA, ka treguar përmes një shënimi në rrjete sociale se sot ka bërë vaksinën anti-Covid.
Turdiu ka bërë vaksinën e grupit Moderna, jo me dëshirë, por “ajo vaksinë rastisi”, shkruan ai në shënimin e tij teksa komunikon me miqtë.
Paridi priti 15 minuta pas vaksinës për të parë nëse do të kishte reaksion apo ndonjë efekt anësor, por tha për newsbomb.al se efekte anësore nuk pati dhe se ndihet normal.
“Në muajit e parë vjet ishte frikë, sa ngjitëse është? Sa vdekjeprurëse, a përhapet me ajrin? Dezinfektoja këpucët…”, thotë ai.
Turdiu tregon se e morën në klinikën e tij për të bërë vaksinën dhe se dozën e dytë do e marrë në 1 shkurt.