Ilaçi i ri kundër Covid-19 mbërrin në Maqedoninë e Veriut

Kosovë&Rajon
Ilaçi i ri kundër Covid-19 mbërrin në Maqedoninë e

Ilaçi Ivermektin, i cili përdoret për të trajtuar pacientët e infektuar me coronavirus, do të arrijë nesër në Maqedoni. Agjencia e barnave MALMED dha dritë jeshile për sjelljen në vend.

Epidemiologët bëjnë thirrje që ilaçi Ivermektin, i cili prej vitesh përdoret në shërbimin tonë veterinar, të bëhet pjesë e terapisë për trajtimin e pacientëve me ndërlikime të coronavirusit, sepse studimet nga vendet perëndimore kanë treguar se ka dhënë rezultate të shkëlqyera.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Drejtori i agjencisë, Lirim Shabani, thotë se ky është një lajm i mirë sepse është një ilaç i lirë, kështu që nuk dihej nëse do të kishte interes për import.

Ivermektin është një ilaç që nuk prodhohet në vend dhe madje nuk ishte regjistruar atje. Edhe Komisioni i Sëmundjeve Infektive ka miratuar këtë ilaç.

ME TE LEXUARAT