Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

I vendosi tritol objektit në ndërtim të biznesmenit, i riu nga Kruja ‘kyç’ gojën në gjykatë, lihet në burg

Gjykata e Lezhës ka lënë në burg 21-vjeçarin Erald Pajtani, i arrestuar si i dyshuar për vënien e një sasie lëndë plasëse në kolonat e një objekti në ndërtim, në zonën e Ranës së Hedhur, në Shëngjin.

Në seancën gjyqësore të zhvilluar me dyert të mbyllura mësohet se i riu nga Larushku i Krujës nuk ka folur në lidhje me akuzat e ngritura ndaj tij.

Erald Pajtani u arrestua me 31-dhjetor si i dyshuar për vendosjen e lëndës plasëse në kolonat e objektit në ndërtim të pronësi të biznesmenit Liman Gjoka, ngjarje e ndodhur me 19 nëntor të vitit 2020.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet