Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

“Hallexhinj jemi”, polici habit të rinjtë e gjobitur për maskën: S’ka paguar kush…

Vënia e maskës në ambiente publike është akti normativ që ka hyrë në fuqi që prej 15 Tetorit të vitit 2020 dhe kushdo që e thyen gjobitet me 3 mijë lekë të reja.

Që prej asaj dite, policia raporton cdo ditë shifrat me të paktën 300 të pabindur brenda 24 orësh.

Një video që po qarkullon në rrjetin social “Tik Tok” tregon dy të rinj që filmojnë në mënyrë të fshehtë patrullën e policisë, të cilët i kanë ndalur pasi i kanë kapur pa maska dhe i kërkojnë identitetin e tyre për ti gjobitur.

E papritura erdhi kur njëri prej të rinjve i kërkonte efektivit që të mos e gjobiste, ndërsa polici i tha që nuk e ka paguar njeri deri tani.

Pjesë nga biseda:

I riu: O shef, po hallexhinj jemi ne. S’jemi as në kurbet as…

Polici: Emrin e babës.

I riu: Po a duhet pagujt kjo?

Polici: Ç’a pagujt, sa me u marr me gjobë.. ky s’është familjar…

I riu: Po pse e shkrun? Po për ç’a arsye, me mbrojt njerëzit, po ku i ke të tjerët se rrimë në një shtëpi.

Polici: Hajde këtu, shkruaj “e pata në xhep kur më ndaloi polici”

I riu: Gjobën për ç’a arsye do e paguj?!

Polici: S’po të thotë kush me e pagujt more.

I riu: Po ti prandaj po e vë me e pagujt.

Polici: Po ec ore se s’ka pagujt kush gjobë, po shkruaj. Shkruaj si të duash

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet