Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Erdhi nga Tepelena për të vjedhur një makinë në Lushnje, arrestohet i riu

Një i ri u arrestuar pasi një ditë më parë vodhi një makinë të parkuar në Lushnje. 28-vjeçari A. D., banues në Bënçë, Tepelenë, u arrestua në flagrancë me makinë e vjedhur.

Ai u ndalua në fshatin Kolonjë, Lushnjë, me automjetin e vjedhur “Fiat Punto” në pronësi të shtetasit E. B., i cili e kishte parkuar mjetin pranë banesës.

Policia sekuestroi automjetin, ndërsa materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë për veprën penale “Vjedhje”.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet