Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

E thirrën për ti arrestuar, polici bën gjestin human për familjen e varfër

Një oficer i policisë amerikane u thirr për të arrestuar familjen e dyshuar për vjedhjen e një dyqani, mirëpo në vend të kësaj ai u bleu atyre ushqime në mënyrë që të kishin një darkë të mirë.

Sipas një deklarate të bërë nga policia Matt Lima ishte thirrur në një dyqan ushqimesh në Somerset, pasi dy gra nuk kishin skanuar të gjitha ushqimet e tyre.

Kur u morën në pyetje, familja tha se ishin në një situatë të vështirë dhe se nuk kishin mundësi të paguanin për të gjithë ushqimin dhe dëshironin që fëmijët të kishin një darkë për Krishtlindje.

Lima u shkruajti atyre një dënim për kundërvajtje, por nuk ngriti një aktakuzë dhe më pas ai u bleu ushqime me vlerë 250 dollarë në mënyrë që gratë dhe dy fëmijët e tyre të mund të kishin ushqim për darkën e Krishtlindjes.

“Dy fëmijë me gra më kujtuan fëmijët e mi, kështu që unë duhej t’i ndihmoja”, tha polici Lima.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet