Dy kosovarë bashkëpunojnë me serben për të vjedhur makinën, "surprizohen" nga rumuni

Kosovë&Rajon
Dy kosovarë bashkëpunojnë me serben për të vjedhur

Po tentonin të hapnin me forcë derën e një makine të parkuar në rrugën Carducci në Trieste e më pas ta vidhnin, por surprizohen nga një kalimtar i rastit.

Hajdutët përplasen fizikisht me qytetarin rumun, por ky i fundit i godet me një kavo industriale, ndërsa më pas ndërhynë forcat e policisë, përcjell Ora News.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ngjarja ka ndodhur një ditë më parë, ndërsa në pranga kanë përfunduar sy shtetas kosovarë, 20 dhe 21 vjeçarë dhe një shtetase serbe 19 vjeçare, e cila do të hetohet në gjendje të lirë.

Por probleme edhe për rumunin 25-vjeçar që shpëtoi makinën nga grabitja. Ai do të përballet me drejtësinë për posedim të pajustifikuar të sendeve të forta, njoftojnë mediat lokale.

ME TE LEXUARAT