Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Dëbora zbardh Dardhën dhe Voskopojën, qarkullimi bëhet pa probleme

Reshjet e borës kanë zbardhur fshatrat turistike të Voskopojës dhe Dardhës, si dhe qafën e Qarrit.

Reshjet kanë qenë me intensitet më të lartë në zonën e Dardhës ku trashësia e borës nga km 8-16 varion nga 15-20 cm. Sipas zyrtarëve të autoritetit lokal rrugët janë të hapura dhe nuk ka asnjë problem në qarkullimin e mjeteve.

Është punuar për pastrimin e tyre me dy borëpastruese në Dardhë, një në Voskopojë dhe një në Qafën e Qarrit. Reshjet e borës në Dardhë vijojnë të jenë prezente por me intensitet të ulët

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet