Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Blendi Fevziu shpërblen veten me makinë 110 mijë euro, blen versionin e fundit të “Mercedes-Benz”

Blerja më e fundit e Blendi Fevziut është një makinë e vitit 2020! Gazetari i njohur nuk i ka privuar vetes së tij një dhuratë për festat e fundvitit ndaj ka zgjedhur ‘më të mirën e të mirave’.

‘Meganews’ shkruan se Fezviu ka blerë mjetin tip ‘Mercedes Benz S Class’, të vitit 2020, versioni më i fundit dhe më luksoz i kompanisë gjermane.

Një automjet i tillë në Gjermani ka çmimin fillestar 110 mijë euro dhe më pas në rritje në bazë të versioneve.

Fevziu ka qënë vetë në një nga ‘showroom-et’ e makinës prej nga ka bërë dhe foto me makinat.

Gazetari ka postuar një foto në ‘instastory’ ku shihet me makinën e fundit. Dhe pse është një copëz e vogël e makinës shihet qartë logoja e makinës përpara.

Blendi më parë përdorte një automjet të tipit Audi A8, me vlerën e 40 mijë eurosh.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet