Bëri vaksinën e Pfizer, vdes pas dy ditësh punonjësja e kujdesit shëndetësor

Bota
Bëri vaksinën e Pfizer, vdes pas dy ditësh punonjësja e

Një punonjëse e kujdesit shëndetësor në Portugali ka ndërruar jetë dy ditë pasi bëri vaksinën Pfizer. Sonia Acevedo, 41 vjeçe, pësoi ‘vdekje të papritur’ në shtëpi në Ditën e parë të Vitit të Ri, 48 orë pasi mori dozën e parë të vaksinës kundër Covidit.

Mediat e huaja thonë se sot ose nesër pritet të bëhet një autopsi që do të tregojë se çfarë i shkaktoi vdekjen.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Nëna e dy fëmijëve, e cila ka punuar në pediatri në Institutin Portugez të Onkologjisë në Porto, nuk ka pësuar ndonjë efekt anësor pasi është vaksinuar, raporton Mail Online.

Babai i saj foli për të përditshmen portugeze ‘Correio da Manha’ duke thënë: “Ajo ishte mirë.

Nuk ka pasur ndonjë problem shëndetësor. Ajo bëri vaksinën Covid-19 por nuk pati ndonjë simptomë anësore.

Nuk e di se çfarë ka ndodhur. Unë vetëm dua përgjigje. Unë dua të di se çfarë shkaktoi vdekjen e vajzës sime.”

Punëdhënësit e Acevedo konfirmuan se gruaja e vdekur ishte vaksinuar kundër koronavirusit më 30 Dhjetor dhe thanë se nuk kishin marrë ndonjë njoftim për ndonjë ‘efekt të padëshirueshëm’ në momentin që u vaksinua apo në orët më pas.

Në një deklaratë publike, Instituti Portugez i Onkologjisë tha: “Në lidhje me vdekjen e papritur të një ndihmësi operativ nga IPO në Porto më 1 janar 2021, Bordi i Drejtorëve konfirmon ngjarjen dhe shpreh keqardhje të sinqertë për familjen dhe miqtë.

Kjo humbje ndihet edhe këtu. Shpjegimi i shkakut të vdekjes do të ndjekë procedurat e zakonshme për këto rrethana.”

ME TE LEXUARAT