Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Basha iu premton gjimnazistëve: Prioriteti nr. 1 i qeverisë së ardhshme do të jetë punësimi i rinisë!

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në vijim të turit të takimeve me të rinjtë, bashkëbisedoi me një grup gjimnazistësh, me të cilët diskutoi problematikat e arsimit parauniversitar.

Mes të tjerash, gjimnazistët i shtruan si problem kreut të opozitës edhe nivelin e shkollave profesionale. Sipas tyre arsimi profesional ka dështuar të tërheqë nxënësit. Për këtë kryetari i PD tha se rruga e vetme për të bërë tërheqës arsimin profesional është investimi.

Arba Zekthi: Shkollat profesionale kanë dështuar vitet e fundit dhe e shikojmë që nuk përbëjnë tërheqje për nxënësit për arsye se ka nivel shumë të dobët të mësimdhënies dhe nuk kanë kushtet e duhura. Doja të pyesja se si juve synoni që këtyre nxënësve me këto pasione ose me këto dëshira t’u garantohen ato që duhen, mjetet e duhura, kushtet e duhura dhe një mësimdhënie në nivel? Jo në nivelin minimal siç është sot, në mënyrë që ata të kenë një perspektivë në lidhje me këtë lloj profesioni.

Lulzim Basha: Mënyra e vetme për ta garantuar është që shteti të investojë në arsimimin profesional. Por në planin tonë, një vend të veçantë për rritjen e ekonomisë kanë investimet e huaja. Prioriteti numër 1 i qeverisë së ardhshme do të jetë punësimi e në veçanti, punësimi i rinisë. Kur thua prioriteti i qeverisë, kini parasysh financimin. Prioritet nuk do të thotë të marrësh tribunën e të flasësh me orë të tëra, apo të gdhihesh e të ngrysesh në Instagram. Prioritet do të thotë të dedikosh fonde, t’ju tregosh investitorëve që je serioz, do të thotë të dedikosh fonde për uljen e taksave dhe për financimin e arsimit profesional dhe kjo do të jetë një nga fushat ku ne nuk do të rreshtim asnjë përpjekje dhe padiskutim përfitimin e kësaj do ta ndjejnë të gjithë, në veçanti do t’i ndjejë rinia.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet