Banesa përfshihet nga flakët në Korçë, përfundon në spital i moshuari

Aktualitet
Banesa përfshihet nga flakët në Korçë, përfundon

Një 75-vjeçar ka përfunduar në spitalin e Korçës si pasojë e asfiksisë, pasi apartamenti i tij në lagjen nr 4 u përfshi nga flakët.

Sipas policisë bëhet fjalë për shtetasin A.Dh ndërsa dyshohet se shkak i rënies së zjarrit mund të ketë qenë përdorimi i një rezistence elektrike.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Korçë/Informacion paraprak

Më datë 04.01.2021, rreth orës 16:14, në lagjen nr. 4, ka rënë zjarr në apartamentin e shtetasit A. Dh., rreth 75 vjeç, i cili si pasojë e asfiksisë ka patur probleme shëndetësore dhe u dërgua për ndihmë në Spitalin e Korçës.

Nga të dhënat e para në vendin e ngjarjes, dyshohet se shkak i rënies së zjarrit mund të ketë qenë përdorimi i një rezistence elektrike.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes .

ME TE LEXUARAT