U arrestua në Ali Dem teksa lëvizte me armë me vete, arratiset nga komisariati 30 vjeçari

Aktualitet
U arrestua në Ali Dem teksa lëvizte me armë me vete, arratiset

30 vjeçari i arrestuar 2 ditë më parë në Ali Dem teksa po lëvizte me armë zjarri me vete është arratisur sot nga komisariati numër 1.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

I riu me iniciale R.L në momentin që ka parë policinë dy ditë më parë kur dhe është arrestuar, ka hedhur armën në tokë dhe ka tentuar të largohet me vrap.

Ai është kapur gjatë ndjekjes nga ana e efektivëve, dhe arma që posedonte është sekuestruar. Sot ai pritej të njihej me masën e sigurisë.

Policia ka njoftuar se ai po lëvizte me armë zjarri me vete dhe kanë qenë qytetarët ata që kanë denoncuar, duke bërë që 30 vjeçari të vihet në pranga në pak minuta.

ME TE LEXUARAT