Adriano Celentano rrëfen se ka qëndruar një vit brenda në shtëpi nga frika e Covid-19

Showbiz
Adriano Celentano rrëfen se ka qëndruar një vit brenda në

“Unë dhe Klaudia jemi mbyllur praktikisht brenda në shtëpi prej një viti. Na e kanë sjellë dhe veshjen me vija si të burgosurit”. Pa i lënë mënjanë shakatë, Adriano Celentano rrëfeu në një lidhje telefonike surprizë tek “Domenica In” se çfarë pasojash ka pasur pandemia për të dhe të shoqen Claudia Mori.

Legjenda e muzikës italiane pohoi për prezantuesen e njohur Mara Venier se nuk ka bërë kurrë vaksina në jetën e tij. Por me sa duket, edhe kjo situatë është bërë tepër e lodhshme për të, dhe kërkon t`i rikthehet sa më parë normalitetit. Për këtë arsye, siç pohoi dhe vetë, ka pranuar që të vaksinohet së bashku me të shoqen.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Italia raportoi të dielën 347 vdekje të reja nga koronavirusi, një rënie e lehtë krahasuar me një ditë më parë, ndërsa infektimet u rritën. Italia ka bilancin më të lartë të vdekjeve në Europë nga Covid 19 dhe të pestin në botë. Vala e dytë e pandemisë në vend mori hov sidomos në gjysmën e parë të nëntorit, ku pati rritje te beftë të shtrimeve në spital e nisën të rimbushen edhe repartet e terapisë intensive.

ME TE LEXUARAT