Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Video/ Si u dogjën gjatë natës makinat e dy kushërirave, i spërkatën me benzinë dhe iu vunë flakën

2 automjete janë djegur orët e para të mëngjesit të sotëm në qytetin e Vlorës, një ngjarje kjo që duhet se po bëhet e zakonshme për qytetin bregdetar.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 1 të mëngjesit, teksa automjetet që janë përfshirë nga flakët gjendeshin të parkuara poshtë pallatit ku jetonin pronaret e tyre.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen Pavarësia pranë ish-postës.

Automjetet tip wolsfvagen me targat AB 022BL dhe makina tjetër tip Ford Aa 401 Xf janë në pronësi të dy kushërirave me inicaialet K.P dhe E. P, të cilat sipas burimeve kishin pak kohë që ishin shpërngulur për të banuar në këtë lagje.

Nga grupi hetimor mësohet se makinat janë spërkatur me benzinë më pas u është vënë flaka, ndërkohë që janë sekuestruar kamerat e sigurisë në zonë, për të parë nëse kanë mundur që të identifikojnë autorin/ autorët e mundshëm të zjarrvënies.

Nuk dihet ende nëse të rejat kanë pasur konflikte të njohura më parë me ndonjë person tjetër

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet