Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Të dytët në Evropë, rritet numri i të vaksinuarve në Itali

Italia është e dyta në Evropë, pas Gjermanisë, për numrin e njerëzve të vaksinuar. Kjo u njoftua nga zyrat e Komisionerit për urgjencën, Domenico Arcuri.

Sidoqoftë, ekziston shqetësimi në rritje për trendin shumë të ngadaltë në shpërndarjen dhe administrimin e dozave.

Ritmi i vaksinimeve në Itali është pak i ngadaltë. Të paktën 72,397 persona në Itali janë vaksinuar kundër koronavirusit, sipas të dhënave të bërë të ditura nga Urgjenca Domenico Arcuri.

Në fakt, u përdor një dozë në dhjetë serume të disponueshme, duke pasur parasysh që nga 30 dhjetori deri më 1 janar, 469,950 doza u dorëzuan nga Pfizer, përveç 9,500 në Ditën e Vaksinave.

Lacio më mirë se të tjerët- Në nivel territorial, rajoni që ka arritur më mirë se të tjerët është Lacio me rreth 16 mijë të vaksinuar (rreth 35% të rezervave të tij), pasuar nga Toskana (6,824, 24,4%) dhe Umbria ( 980, 19.8%).

Provinca e Trentos punon shpejt, e cila me 1,730 të vaksinuar tashmë ka përdorur rreth 35% të dozave të dorëzuara.

Lombardia nga ana tjetër nuk është shembull i mirë me vetëm 3% të dozave të injektuara krahasuar me mbi 80 mijë të mara dhe Sardenja me vetëm 302 doza.

Pjesa më e madhe e të vaksinuarve, rreth 60 mijë persona përfaqësohet nga stafi mjekësor.

Për momementin, megjithatë, numrat mbeten shumë të ulët akoma për të menduar imunizim masiv deri në vjeshtë.

Objektivi është 200 mijë vaksina në ditë. Në Gjermani dhe Izrael ‘vrapohet’ në shifra të paarritshme.

Për të vaksinuar vetëm 50% të të italianëve në 10 muaj duhen 60 milionë injeksione (30×2).

Duhet proceduar me rreth 200 vaksinime në ditë. Sipas të dhënave zyrtare më 31 dhjetor, Italia ka shpërndarë 32, 969 vaksina ndërsa Gjermania 165, 575 .

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet