Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Sherr për restorantin, si u vra politikani italian nga i biri. E goditi me gurë dhe…

Politikani italian Franco Colleoni është vrarë nga djali i tij 34-vjeçar. Karabinierët kanë arrestuar Francesco Colleoni,. 68-vjeçari u gjet i vrarë në oborrin e banesës së tij.

Sipas mediave italiane ngjarja ka ndodhur pas një konflikti me të birin Francesco, me të cilin kishte konflikte të shpeshta për shkak të restorantit në pronësi të familjes së tyre.

Babai dhe djali janë konfliktuar për hapjen e restorantit dhe janë përleshur me njëri-tjetrin. I biri e ka rrahur të atin, ndërsa i ka goditur kokën disa herë në një gurë.

Kjo ka sjellë edhe vdekjen e 68-vjeçarit, sipas autoriteteve.

Gjatë natës, i arrestuari pranoi konfliktet me babanë e tij, por shprehej se nuk mbante mend asgjë për ngjarjen.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet