Qeveria greke lehtëson masat antiCovid, hap shkollat në 11 janar

Kosovë&Rajon
Qeveria greke lehtëson masat antiCovid, hap shkollat në 11 janar

Pas mbylljes totale qeveria greke njofton se shkollat do të rihapen në 11 janar.

Më herët u konfirmua vendimi për mbylljen totale të vendit për të parandaluar përhapje e Covid-19.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Në një komunikim për mediat zëdhënësi i qeverisë Stelios Petsa, tha se janë marrë masa paraprake për hapje të sigurt të shkollave.

Ai shpjegoi se vendimi për bllokimin e vendit ishte një mënyrë për të shmangur përhapjen e sëmundjes edhe për shkak të aktivitet të lartë që mund të kishte në prag festash.

Gjithashtu ai sqaroi se mbështetja për ekonominë dhe bizneset do të vijojnë, qeveria në 2021 siç edhe ka premtuar do të marrë masa lehtësuese për ata që preken në Covid-19.

Prioriteti i qeverisë janë ulja e barrierave tatimore, ne nuk do të lejojmë që bizneset të mbyten nga borxhet”, tha Petsas.

ME TE LEXUARAT