Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Politikani i njohur u vra nga djali, policia zbardh krimin që tronditi Italinë

Hetimet për vrasjen e politikanit Franco Colleoni në Itali morën një kthesë të beftë. Karabinierët e Bergamos vunë në pranga gjatë natës djalin e vogël të viktimës, Francesco-n 34-vjeçar.

Colleoni u gjet pa jete para restorantit që kishte në pronësi. 68-vjeçari kishte qenë sekretar i “Lega Nord” në Bergamo për 5 vite.

Teksa në fillim nuk munguan dyshimet se vrasja e tij mund të kishte pasur lidhje me natyrën e punës, policia e zbuloi shume shpejt se në fakt, ka qenë një konflikt i përsëritur me të birin që e çoi këtë të fundit drejt aktit ekstrem.

Francesko punonte si kuzhinier në restorantin «Il Carroccio». Pikërisht sherri për rihapjen e restorantit, vazhde e disa konflikteve të mëhershme, ka qenë ai që degjeneroi ne dhune barbare. 34-vjeçari e ka shtyrë të atin në tokë dhe e ka qëlluar disa herë më gur në kokë.

Corriere della Sera shkruan se marrëdhëniet mes Franco-s dhe djalit të tij, të cilët jetonin që të dy të njëjtën strukturë ku ndodhej dhe restoranti, ishin ashpërsuar prej kohësh.

Ato shpërthyen mbrëmjen e një dite më parë, megjithatë Francesco thotë se ishte 68-vjeçari ai që e sulmoi i pari, ndërsa pretendon se nuk mban mend me saktësi momentin kur ka kryer krimin.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet