Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Plagosi me armë babë e bir dhe nipin e familjes, arrestohet autori i sulmit

Policia ka arrestuar një të dyshuar për plagosjen e trefishtë që ndodhi mbrëmjen e së shtunës në Pejë, ku u plagosën babë e bir dhe nipi i familjes.

Incidenti ndodhi në afërsi të stacionit të autobusëve në Pejë kanë mbetur të lënduar tre persona të një familje.

Rastin e ka konfirmuar Veton Elshani, zv/Drejtor i Policisë Rajonale të Pejës.

“Ju konfirmoj se autori i dyshuar është në pranga tashmë, është pra në arrest. (Emër i njohur për redaksinë) Efektivët tonë ishin në nivel detyre.

Po ashtu ju konfirmojë se edhe i plagosuri i dytë është nisur për QKUK. Njëri ka mbetur në Spitalin e Përgjithshëm Rajonal të Pejës me plagë më të lehta”, tha Elshani.

Dy prej tyre janë në gjendje të rëndë dhe janë dërguar për në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ndërsa tjetri është duke u trajtuar në Spitalin e Pejës.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet