Plagosen 9 persona, zbardhen fotot dhe detajet nga aksidenti në Elbasan

Aktualitet
Plagosen 9 persona, zbardhen fotot dhe detajet nga aksidenti në Elbasan

Zbardhen detaje të reja mbi aksidentin e rëndë të ndodhur në aksin rrugor Elbasan-Metalurgji mbrëmjen e kësaj të diele.

Policia bën të ditur se një mjet tip “Volkswagen”, është përplasur me një minibuz pasagjerësh.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Deri tani raportohen pesë persona të plagosur nga ana e policisë, por burime për Vizion Plus bëjnë me dije se në spital kanë kërkuar ndihme në spitalin rajonal të Elbasanit 9 persona. Të paktën dy prej tyre janë në gjëndje të rëndë.

Vendi ku ka ndodhur aksident është një zonë në hyrje të qytetit, afër një qëndre tregtare ku mungon plotësisht ndricimi.

Dyshohet se shkak i përplasjes mund te jete bere shpejtesia dhe parakalimi i gabuar.

Nga pamjet e Vizion Plus duket qartë dëmtimi I rëndë që kanë marrë të dyja mjetet, e vecanërisht makina tip Golf.

Përplasen dy mjete në Elbasan, 9 persona plagosen në aksident

ME TE LEXUARAT