Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Përplasen dy mjete në Elbasan, 9 persona plagosen në aksident

Nente persona jane plagosur ne nje aksident rrugor ne Elbasan. Policia tha se ngjarja ka ndodhur si pasoje e perplasjes mes nje automjeti dhe nje minibuzi.

Elbasan/ Informacion paraprak

Në aksin rrugor Elbasan- Bradashesh, automjet tip “Volkswagen”, është përplasur me një minibuz pasagjerësh.

Si pasojë e përplasjes janë plagosur 5 persona pasagjerë të minibuzit të cilët janë transportuar në spital të Elbasanit, dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Po si pasojë e përplasjes janë plagosur drejtuesja e mjetit të “Volkswagen” shtetasja F.B., dhe pasagjeri shtetasi K.D., ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për zbardhjen e shkakut të aksidentit.

Shërbimet e Policisë morën masa të menjëhershme duke siguruar rrugëkalimin e autoambulancave që transportuan në kohë të shpejtë të plagosurit si dhe bënë të mundur zhbllokimin e trafikut në të dyja kahët e lëvizjes.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet