Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Organizuan sulme në Indi, arrestohet lideri i grupit terrorist në Pakistan

Autoritetet pakistaneze kanë arrestuar të shtunën një udhëheqës të dyshuar të grupit militant që orkestroi sulmet terroriste të Mumbai-t të Indisë në vitin 2008.

Zyrtari policor kundërterrorizmit, Shakil Ahmed tha të shtunën se Zaikur Rehman Lakhvi është arrestuar në qytetin Lahore, nën akuza për financim të terrorizmit.

Lakhvi është udhëheqësi i supozuar i organizatës xhihadiste Lashkar-e-Taiba (LeT) që u fajësua për sulmet në Mumbai, të cilat ndodhën gjatë katër ditëve në nëntor 2008.

Grupi militant akuzohet për kryerjen e 12 të shtënave dhe bombardimeve të koordinuara që rezultuan në vdekjet e më shumë se 160 njerëzve , me qindra të tjerë të plagosur.

Grupi militant LeT është grup i armatosur i lidhur me Al-Kaidën dhe lufton në rajonin e Kashmirit, të kontrolluar nga India. Më 2002, ky grup ishte akuzuar po ashtu për sulmin ndaj Parlamentit të Indisë dhe ishte shpallur i paligjshëm.

Militantët e këtij grupi kanë kryer sulme edhe ndaj forcave afgane dhe trupave të huaja që gjenden në Afganistan.

Zyrtarët indianë dhe afganë kanë akuzuar Islamabadin se ndihmon këtë grup, por autoritetet pakistaneze kanë hedhur poshtë këto akuza.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet