Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Nga nesër ndryshon “ora policore” anti-COVID, ja oraret e reja

Nga ora 20:30 e 24 dhjetorit në Shqiperi po zbatohet “ora policore” në kuadër të masave për të parandaluar përhapjen e Covid-19.

Por ne 4 janar, në ora 06:00, kjo masë merr fund, siç njoftoi Komiteti Teknik i Ekspertëve, shkruan Ora News.

Masat u morën, me qëllim parandalimin e përhapjes së mëtejshme të Covid-19, duke qenë ishin edhe festat e fundvitit.

Pas datës 4 janar, do të rikthehet sërish izolimi që prej orës 22:00 – 06:00.

Më 24 dhjetor u mbyllën dhe shkollat 9-vjeçare dhe gjimnazet për pushimet e dimrit dhe do të rihapen më 11 janar. Ndërsa universitetet rinisin mësimin online më 5 janar.

Të gjithë ata persona apo biznese që thyejnë këtë masë kufizuese, do të gjobiten sipas aktit normativ.

Nga nisja e pandemisë, Shqipëria ka regjistruar 59,438 të infektuar, 34,648 të shëruar dhe fatkeqësisht 1193 viktima.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet