Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Nga dhuna në familje tek trafikimi i lëndëve narkotike, arrestohen 4 persona në Tiranë

Kater persona jane arrestuar ne Tirane per vepra te ndryshme penale.

NJOFTIMI I POLICISE

Vijon puna nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.

Bien në prangat e Policisë 4 shtetas, si dhe procedohen penalisht 2 shtetas të tjerë.

Forcat e posaçme “Shqiponjat”, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve, në vijim të goditjeve të njëpasnjëshme kundër aktivitetit kriminal në fushën e shpërndarjes së lëndëve narkotike, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative nga burime të ndryshme, goditën 2 raste të tjera. Si rezultat e të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve :

• D.H., 34 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik, iu gjet e iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi me lëndë narkotike e dyshuar e llojit canabis sattiva.

Në vijim të veprimeve u proceduan penalisht në gjendje të lirë shtetasit F.Sh dhe E.K, për veprën penale “Moskallëzim i Krimit”, pasagjer në mjetin që drejtonte shtetasi D.H.

•S.H., 25 vjeç, pasi gjatë kontrollit të ushtruar më mjetin me të cilin ky shtetas qarkullonte dhe kontrollit fizik iu gjet e iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi me lëndë narkotike e dyshuar e llojit canabis sattiva.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.4, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Sh. Q., 52 vjeç, i dënuar më parë për veprën penale “Dhuna në familje”, pasi në banesë, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit R.M., 42 vjeç, pasi në rrugën “Kastriotët”u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur në masën 0.59 mg/l.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet