Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Mposhti Covid-19 dhe u vaksinua, infermieri bën propozimin e veçantë për martesë

Ai është një infermier që luftoi kundër COVID-19 dhe ndër të parët që u vaksinua, një punonjës shëndetësie nga Brindisi, i cili nuk i ka humbur shpresat.

Në ditën e parë të vitit të ri, Giuseppe Pungente, 32 vjeç nga Torre Santa Susanna, i cili punon në spitalin “Ostuni”, vendosi t’i kërkojë të dashurës së tij që të martohet me të me një postim shumë të veçantë në facebook:

Me stilolaps në veshjen spitalore “Carmelì, do të martohesh me mua?” dhe me variantet “po” dhe “jo”.

“Isha ndër të parët që u diagnostikova pozitiv me COVID, në ballë të luftës kundër virusit dhe gjithmonë midis të parëve që u vaksinova.

Gjatë kësaj periudhe kam zhvilluar idenë se jeta reale përbëhet nga gjëra të vogla dhe të thjeshta, si miqtë më të ngushtë, familja dhe e ardhmja”, tha ai.

“Më në fund, i uroj të gjithë: “Një vit rilindjeje”, shton Pungente.

Carmen, partnerja e tij, i tha po.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet