Nje makine ka marre flake ne Lezhe pasi eshte perplasur me trafikndaresen. Policia raporton se dy persona qe ndodheshin ne automjet kane shpetuar per fat te mire pa probleme.
Lezhë/Informacion paraprak
Në aksin rrugor Lezhë -Mamurras ,në afërsi të Laçit ,mjeti me drejtues shtetasin E.L.,37 vjeç, ka humbur kontrollin duke dalë nga rruga dhe është përplasur me trafikndarësen e për pasojë ka marrë flakë.
Nuk ka probleme për drejtuesin e mjetit shtetasin E.L., ndërsa shtetasi L.C.,i cili ishte pasagjer në këtë mjet ka marrë dëmtime të lehta dhe ndodhet në spitalin Rajonal Lezhë, nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor në vendngjarje punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.