Makina del nga rruga në Lezhë, humb jetën 24-vjeçari, plagoset pasagjeri

Aktualitet
Makina del nga rruga në Lezhë, humb jetën 24-vjeçari,

Një aksident fatal ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Lezhë ku ka humbur jetën një 24-vjecar ndërkohë që një person tjetër ka mbetur i plagosur.

Burime nga policia e Lezhës thanë se ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit,në aksin rrugor Lezhë -Milot ,në Ishull Lezhë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Policia theksoi se drejtuesi i mjetit tip "Benz " shtetasi Denis Dedgjoni,24 vjeç ,banues në Lezhë ka humbur kontrollin e mjetit duke dalë nga rruga.

Nga përplasja ka gjetur vdekjen drejtuesi i mjetit dhe ka pësuar dëmtime fizike shtetasi Ndue Pjetri,i cili është transportuar në spitalin e Traumës në Tiranë ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Shërbimet e Policisë kanë nisur hetimet në lidhje me aksidentin për të zbardhur shkaqet e daljes së mjetit nga rruga.

ME TE LEXUARAT