"Janë djegur njerëz brenda", aksident i rëndë në kryqëzim të Laçit, shpërthen në flakë makina

Aktualitet
"Janë djegur njerëz brenda", aksident i rëndë

Një aksident i rëndë ka ndodhur afër kryqëzimit të Laçit në autostradë.

Një makinë me shpejtësi të lartë është përplasur me trafikndarësen dhe më pas ka shperthyer në flakë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Siç duket në videon e siguruar nga BalkanWeb makina ka marrë flakë dhe po digjet.

Nuk dihen ende cilat janë dëmet në njerëz nga ky aksident i rëndë.

Ndërkohë në video dëgjohen dëshmitaret teksa flasin se ka viktima nga ky aksident. "Janë djegur njerëz brenda",-shprehen ata.

Dëshmitarët okularë shprehen se në makinë ndodhen dy persona dhe dyshohet për viktima.

Sakaq, policia dhe zjarrëfikësja kanë mbërritur në vendngjarje.

https://youtu.be/jtFHXFmb4HQ

ME TE LEXUARAT