Presidenti francez, Emanuele Macron ka ‘shpërthyer’ në një deklaratë duke mos fshehur zemërimin kundër ritmit të deritanishëm për vaksinimin e popullatës kundër koronavirus.
Ai ka kërkuar që të ndryshohet urgjent ritmi, pasi po punohet ngadalë.
Presidenti Macron, që tashmë ka dalë nga izolimi, pasi ishte prekur nga COVID-19 iu ka bërë thirrje ekipit që merret me këtë fushatë vaksinimi që të përshpejtojë punën.
“Shpejt dhe me forcë! Unë jam në luftë që nga mëngjesi, dita, deri në mbrëmje dhe pres të njëjtin angazhim nga të gjithë”, tha ai. do të kishte thënë ai.
Ndër të tjera ai shtoi se; “Përballë Britanisë së Madhe- e cila kohët e fundit është larguar nga BE – Parisi po shpërfytyrohet”.
Ndërkohë, kryeministri i Britanisë, Boris Johnson njoftoi se deri më tani në vendin e tij janë vaksinuar 1 milion qytetarë.