Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Gjyshi 104-vjeç pasi mposhti Covid-19, zbulon planet e tij të çmendura për 2021

Pasi u shërua nga COVID-19, Armeno Santucci nga Roma ka plane të mëdha për këtë vit – udhëtimet në Indi dhe Afrikë dhe planifikon të organizojë një mbledhje të madhe me rastin e ditëlindjes së tij, pasi në dhjetor për shkak të coronavirusit në mënyrë simbolike ka shënuar 104-vjetorin e lindjes.

Santucci ishte infektuar me coronavirus në azil ku jeton prej kohësh.

Ai dhe familja e tij ishin të brengosur dhe nuk kanë besuar që do të shërohet, duke marrë parasysh moshën e tij.

“Pas disa ditëve me temperaturë të lartë, tani jam mirë, po mund të ngrihem në këmbë dhe të eci pa ndihmën e askujt.

Tani po pres që mjeku të më thotë që jam shëruar plotësisht dhe se mund të largohem nga spitali”, ka thënë Santucci.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet