Dy automjete në pronësi të dy kushërirave janë djegur gjatë natës në qytetin e Vlorës.
Ngjarja ka ndodhur në zonën e Lungomares ndërsa policia ka nisur hetimet në lidhje me ngjarjen.
Njoftimi i policisë:
Vlorë/Informacion paraprak
Më datë 03.01.2021, rreth orës 00:37, në lagjen Pavarsia, Vlorë, janë djegur pjesërisht dy automjete, në pronësi të shtetaseve K. P., dhe E. P., banuese në Vlorë.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe shkakut të rënies së zjarrit.