Të tjera detaje dalin në dritë nga zhdukja e dy shoqeve 16-vjeçare që prej 1 janarit të këtij viti në Tiranë.
Vajzat u larguan mëngjesin e dy ditëve më parë nga banesat e tyre dhe u kanë thënë familjarëve se do takojnë njëra-tjetrën.
Prindërit e vajzave kanë pritur deri në mbrëmje dhe mëngjesin e 2 janarit kanë bërë kallëzimin në komisariat.
Sipas verifikimeve të kryera deri më tani nga Policia, rezulton se për herë të fundit vajzat janë parë në ‘’Qytet Studenti’’.
Tiranë
Më datë 01.01.2021, shtetasja A. A dhe shtetasi L. H, kallzojnë se janë larguar nga banesa dhe nuk janë kthyer vajzat e tyre të mitura 16-vjeçare, shoqe me njëra-tjetrën.
U bë shpallja në kërkim dhe punohet për gjetjen e tyre. Materialet do ti kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.