Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

“Covid i ri” mbërrin pranë Shqipërisë, regjistrohet edhe në Greqi

Mbërrin edhe në Greqi mutacioni i rrezikshëm i Covid 1.

Lajmi bëhet publik nga burime qeveritare,të cilat pohuan se 4 nga 6 raste të dyshuara kanë mbërritur në Athinë nga Britania e madhe mbrëmjen e së mërkurës së kaluar dhe pasi janë diagnostikuar pozitivë gjatë marrjes së rapid test në momentin e mbërritjes në aeroportin Elefterios Venizelos të Athinës, janë dërguar në hotel karantine nën masa të izolimit total.

Në vazhdim të katër udhëtarët e fluturimit nga Londra në Athinë të së mërkurës,është kryer edhe testi pcr, rezultatet e të cilëve kanë konfirmuar mutacionin më agresiv të virusit,të zbuluar rishtaz në Angli.

Autoritetet Greke janë vënë në alarm dhe kanë nisur gjurmimin e kontakteve të 4 udhëtarëve,ndërsa janë marrë masa shtesë për dezifektimin e ambienteve në të të cilin kanë qëndruar ata në aeroport para dhe pas marrjes së kampionëve të rapid test.

Sipas mediave Greke,kjo ka qenë edhe arsyeja që e detyroi qeverinë greke të anunçojë me urgjencë një lock down të rreptë nga data 3-11 janar,me qëllim kufizimin sa më shumë mundet të përhapjes së këtij mutacioni të virusit vrastar.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet