Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Basha mesazh mirënjohjeje kongresmenit Engel: Do të vazhdojmë punën e papërfunduar

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka shprehur mirënjohje për kontributin e çmuar të kongresmenit Eliot Engel për çështjet që lidhen me njohjen e Kosovës si dhe për Shqipërinë.

Përmes një mesazhi në ‘Twitter’ lideri demokrat thekson se Engel ka dhënë kontribut në këto 3 dekada, duke e cilësuar një avokat të palëkundur.

“Shpreh mirënjohjen time më të thellë për mikun tonë të shtrenjtë dhe avokatit tonë të palëkundur Z. Eliot Engëll.

Faleminderit për mbështetjen vendimtare gjatë 3 dekadave, që ka sjellë pavarësinë e Kosovës dhe tranzicionin demokratik në Shqipëri, përfshirë anëtarësimin në NATO.

Do të vazhdojmë më tej së bashku punën e papërfunduar ende.”, -thekson Basha.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet