Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Babai i tre vajzave, kush ishte 37-vjeçari që vrau veten në Tropojë

Është e rrethuar me mister ngjarja e ndodhur mëngjesin e sotëm në Tropojë, ku një 37-vjeçar humbi jetën pasi qëlloi veten me armë gjahu.

Burime bëjnë me dije se viktima është shtetasi Arbër Musaj, nga fshati Selimaj në Tropojë, ndërsa ngjarja ka ndodhur në banesën e tij.

Ai është nisur me urgjencë drejt spitalit, por ka ndërruar jetë gjatë rrugës për shkak të plagëve të marra. Grupi hetimor ka shkruar në vendgjarje, ku vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Musaj ishte baba i tre vajzave të mitura, ndërkohë që prej disa vitesh jetonte në Gjermani, dhe së fundi ishte kthyer pranë familjes për të festuar ditët e ndërrimit të viteve me familjen e tij. Mbeten të paqarta shkaqet që e kanë shtyrë Musajn drejt këtij akti të rëndë.

”Më datë 03.01.2021, në fshatin Selimaj, në banesë shtetasi A.M., 37 vjeç, është vetë plagosur me armë gjahu, ku gjatë transportimit në spital ka humbur jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendgjarje, ku vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes”, njoftoi shkurtimisht Policia.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet