Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Atentat pranë banesës, vritet politikani i njohur në Itali

Një politikan italian është vrarë në zonën e Bergamos.

Mediat italiane raportojnë se Franco Colleoni, 68 vjeç, u gjet i vrarë përballë shtëpisë së tij dhe restorantit që kishte në pronësi.

68-vjeçari ishte sekretar i “Lega Nord” në Bergamo për 5 vite.

Sipas hetuesve autorët e kanë goditur në mënyrë brutale në kokë, duke bërë që politikani të ndërrojë jetë menjëherë. Viktima u gjet nga djali i tij, ndërsa kishte dëmtime të mëdha në kokë.

Nuk dihet ende identiteti i autorit, dhe nëse arsyeja e vrasjes ka të bëj me politikën.

Ndërkohë një nga pistat është se Colleoni mund të jetë përballur me grabitës.

Policia ka marrë dëshmitë e familjarëve dhe të afërmve për të hedhur më shumë dritë mbi ngjarjen.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet