Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Arsyeja e veçantë pse e dëgjojmë zërin tonë ndryshe

Shumë nga ne kur flasim zëri ynë na duket ndryshe nga ai që dëgjojmë në një video apo incizim dhe tingëllon krejt ndryshe.

Kjo është një situatë që secili nga ne mun dta ketë përjetuar në një moment të jetës së tij.

Deri më tani asnjë mbase nuk ka arritur të japë një shpjegim të tillë se pse ndodh një fenomen i tillë. Por Arsyeja mund të jetë më e thjeshtë se që keni menduar.

Kur e dëgjoni zërin tuaj në një incizim, valët zanore që dalin nga pajisja dhe udhëtojnë deri në veshin tonë përmes ajrit, na bënë të dëgjojmë zërin ndryshe prej si na dëgjojnë njerëzit e tjerë.

Po kur e dëgjojmë zërin tonë teksa flasim, e dëgjojmë në dy mënyra: nga jashtë dhe nga brenda. Nga jashtë e dëgjojmë teksa zëri vjen nga goja jonë, pra ky është zëri që dëgjojnë të tjerët.

Në të njëjtën kohë ne e dëgjojmë zërin që vjen edhe nga brenda, që shkaktohet nga vibracionet që vijnë nga kordat zanore dhe kalojnë nëpër kokën tonë.

Ndërkohë eshtrat në kafkën tonë e pranojnë frekuencën në anë të vibracioneve, prandaj zëri ynë na duket më i ulët sesa që është.

Nëse doni të dëgjoni se si tingëllon zëri juaj, atëherë bëni një incizim, ose vetëm mbyllni veshin e majtë dhe flisni

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet