Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Aksident në Përmet, po lëvizte me biçikletë, përplaset për vdekje 62-vjeçari

NJë aksident është shënuar sot rreth orës 7:00, në afërsi të fshatit Kutal, ku një makinë tip “Renault” me drejtues shtetasin M.Sh 44-vjeç ka goditur shtetasin Zh, K, i cili udhëtonte me biçikletë.

Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën drejtuesi i biçikletës ndërsa shtetasi M.Sh drejtuesi i automjetit është shoqëruar në komisariatin e Përmetit.

Permet / Informacion paraprak.

Në datën 03.01.2021, rreth orës 07:00, njohtohemi se në aksin rrugorë Këlcyrë-Përmet, në afërsi të fshatit Kutal ka ndodhur një aksident, ku mjeti tip “Renault” me drejtues shtetasin M. Sh., 44 vjeç, banues në Këlcyrë ka goditur shtetasin Zh. K., 62 vjeç, banues në fshatin Kutal, Përmet, i cili udhëtonte me bicikletë.

Për pasojë ka humbur jetën shtetasi Zh. K.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e policisë dhe kanë shoqëruar shtetasin M. Sh. në Komisariatin e Përmetit për të kryer veprimet proceduriale. Grupi herimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet