Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Zerimi i taksave/ Bizneset e vogla nuk do të paguajnë as tatim fitim dhe as TVSH

“Pandemia Covid-19 ka vënë në vështirësi të mëdha shumë biznese, veçanërisht ato të vogla. Por, duke nisur prej janarit të këtij viti shumë biznese të vogla të lehtësohen pasi nuk do të paguajnë më tatim fitim dhe as TVSH.”

Më konkretisht, subjektet e vogla me xhiro vjetore nga 0 deri në 14 milionë lekë nuk do të paguajnë më tatim mbi fitimin.

Sipas të dhënave zyrtare të Drejtorisë së Tatimeve, që përkojnë me deklarimet e bëra në fund të 2019-ës, nga kjo lehtësi përfitojnë në total mbi 110 mijë biznese në të gjithë vendin.

Paralelisht, qeveria ka vendosur që të rrisë edhe pragun e Tatimit mbi Vlerën e Shtuar nga 2 milionë në 10 milionë lekë, duke bërë që më shumë se 46 mijë biznese të paguajnë zero TVSH duke nisur nga ky muaj.

Zbatimi i këtyre masave përjashtuese pritet të japë një efekt negativ në të ardhura me një total prej rreth më shumë se 4.6 miliardë lekësh apo 37.3 milionë euro.

Megjithatë, Ministria e Financave ka parashikuar një plan ambicioz në mbledhjen e të ardhurave tatimore në rreth 437 miliardë lekë për këtë vit, ku vetëm nga Tatimi mbi Vlerën e Shtuar janë programuar të arkëtohen 143.5 miliardë lekë ose rreth 15.4 miliardë lekë më shumë së në 2020-ën.

Ndërsa të ardhurat nga tatim fitimi pritet të arrijnë në 33 miliardë lekë gjatë vitit 2021,apo 5.3 miliardë lekë më shumë se në vitin që lamë pas.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet