Viti i Ri me konfliktin e vjetër, Turqia bën lëvizjen e radhës, acarohet Greqia

Kosovë&Rajon
Viti i Ri me konfliktin e vjetër, Turqia bën lëvizjen e

2021 nis aty ku u mbyll 2020. Viti i Ri ka nisur me përshkallëzimin e tensioneve të vjetra mes Turqisë dhe Greqisë. Mediat greke shkruajnë se Ankaraja lëshoi ​​dy “Navtex” të ri të paligjshëm të shtunën, i pari i vitit, duke sfiduar juridiksionin grek rreth Kretës.

“Navtex”-i turk erdhi pas lëshimit të udhëzimeve përkatëse nga stacioni i Heraklionit për stërvitjet aeronautike të Forcave të Armatosura Greke.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Navtex” i referohet rezervimit të zonave për ushtrime detare të hënën 4 janar dhe të premten më 8 janar.

Ministri turk i Mbrojtjes, Hulusi Akar deklaroi pak ditë më parë se autoritetet greke kishin njoftuar dhjetra “Navtex” brenda tre muajsh, diçka që “është provokim dhe jashtëzakonisht në kundërshtim me marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë”.

Marrëdhëniet mes dy vendeve në 3 mujorin e fundit të vitit që lamë pas ishte mjaft të tensionuara, thuajse në prag të luftës.

Dy vendet nuk po e gjejnë gjuhën e përbashkët për t’u ulur në dialog për kufirin detar pavarësisht thirrjeve të forta nga BE dhe SHBA.

ME TE LEXUARAT