Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Veliaj publikon videon: Shkollat ”Kristo Frashëri” dhe ”Vaçe Zela” në Don Bosko i përfundojmë brenda 2021

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka publikuar në këto ditë të para të janarit pamje nga kantieri i ndërtimit të vetëm dy institucioneve të reja arsimore të Tiranës, një shkollë e mesme dhe një 9-vjeçare, të integruara me kopësht, në Don Bosko, të cilat do t’i japin fund mësimit me dy turne për nxënësit në atë zonë.

“Viti i Ri 2021 na gjen në vijim të punimeve intensive për ndërtimin e shkollës së mesme “Kristo Frashëri” dhe shkollës 9- vjeçare “Vaçe Zela” në Don Bosko, që t’i përfundojmë brenda vitit dhe nxënësit të mësojnë në ambiente të reja e modern”, shkruan Veliaj.

Duket se këto do të jenë dy shkollat e reja që përfundojnë në 2021, teksa Veliaj prej 2015 kur u zgjodh për herë të parë si kryebashkiak i Tiranës ka premtuar se do të eleminonte mësimin me turne në shkollat për nxënësit.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet